×
  • Lajme
  • Lajme

    Muhaxheri: Nëse tolerojmë deputetët tanë të votojnë ndryshe nga partia, nuk do të jemi partner serioz për koalicione

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur për procesin e formimit të Qeverisë Hoti dhe votat kundër të deputetëve të LDK-së.

    Muhaxheri në RTV Dukagjini ka thënë se është pritur që Avdullah Hoti të kishte më shumë vota nga deputetët e LDK-së pasi që sipas tij ai ka marrë mbështetje të madhe në Këshillin Drejtues të LDK-së.

    “Pothuajse me vota unanime Këshilli i Përgjithshëm e ka nominuar Avdullah Hotin për kryeministër. Është pritur që më shumë deputetë të LDK-së ta votonin në Parlament zotin Hoti”, tha ai.

    Kryetari i Pejës thotë se është nga ata zëra që mendon se duhet të ketë qëndrime të ndryshme në parti por sipas tij jo edhe “votime ndryshe nga partia”.

    “Nuk ka qenë e lehtë edhe për zotin Hoti për të marrë një përgjegjësi aq të madhe në këto kohë të vështira për vendin”.

    Muhaxheri megjithatë thotë se LDK tashmë duhet të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme dhe sipas tij gabime të tilla që lidhen me mos votimin e qeverisë duhet të evitohen.

    “Nëse tolerojmë sjellje të tilla nuk do të jemi partnerë serioz. Hipotetikisht themi se nëse në zgjedhjet e ardhshme i kemi 25 deputetë e në fakt si kemi”.

    Nënkryetari i LDK-së thotë se i vetmi Agim Veliu e largoi nga partia deputetin e vet që nuk e votoi demarkacionin për shkak të një kauze fiktive.

    “Askush tjetër [nga degët e LDK-së] nuk mundi të largojë deputetët e vet [që ishin kundër demarkacionit]”

    Megjithatë Muhaxheri thotë se personalisht është kundër largimit të Vjosa Osmanit dhe se këtë çështje duhet të ulen dhe ta diskutojnë brenda partisë para zgjedhjeve të ardhshme.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.