×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Atentati në Elbasan, snajperi u ndihmua nga 3 persona, u larguan me makinë ngjyrë blu

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Policia është vënë në kërkim të një automjeti tjetër me të cilën dyshohet se kanë lëvizur atentatorët e Elbasanit.

    Burime të sigurta thanë për A2 se pas djegies së mjetit, në vendngjarje 4 persona kanë lëvizur me një makinë tjetër “Volkswagen” ngjyrë blu.

    Makina tip veture është pikasur nga disa dëshmitarë në dalje të varrëzave, por ka humbur në rrugicat e Fushë Mbretit.

    Këtu hetuesit kanë hedhur dyshime se automjeti nuk ka dalë nga lagjja e re ose zona e njohur si Fushë mbret. Për këtë janë ushtruar kontrolle, por asnjë gjurmë e të dyshuarve. Sa i përket armës së përdorur snajper numrat e saj identifikues janë fshirë kjo për arsye se mes tyre policia mund të kërkonte origjinën e blerjes së saj nëpërmjet Interpolit.

    Modeli finlandez ose i njohur ndryshe si “Lapua Magnum” 8.65 mm qëllon deri në distancën maksimale prej 1200 metrash. Ekspertët mendojnë se kemi të bëjmë me një qitës profesionist pasi përdorimi i kësaj arme kërkon njohuri ushtarake dhe trajnim. Nga ana tjetër prokuroria ka në dorë pak prova të mbledhura në banesën dykatëshe nga aty ku mendohet se është vëzhguar Ardian Capja. 55-vjecari vijon të mbetet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, ndërsa ka mohuar se është qëlluar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.