Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga kryesia e komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Putin kanë trajtuar zhvillimet rajonale duke përfshirë Libinë dhe Idlibin, ndërsa kanë biseduar edhe hapat që do të merren në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19) dhe pas pandemisë.