×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Likaj priti shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Frank Power, dhe zyrtaren e lartë për projekte në KE, Vjosa Rogova- Damoni.

    Ministri pasi që pranoi urimet për detyrën e re nga shefi i Zyrës së KE në Prishtinë, falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në sektorin e arsimit përmes projekteve, të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e gjendjes në arsim.

    Likaj përmendi disa prioritete, në mesin e të cilave edhe rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor, në atë parafillor, të fëmijëve me nevoja të veçanta, të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali, egjiptian, parandalimin e braktisjes së shkollës dhe prioritete të tjera.

    Prandaj, Ministri theksoi nevojën e mbështetjes edhe më të madhe nga Këshilli i Evropës dhe partnerët tjerë zhvillimorë, në mënyrë që të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi më cilësor në të gjitha nivelet, si dhe të sigurohet gjithëpërfshirja në arsim. Ndërsa, ai theksoi gatishmërinë për të shtyrë përpara të gjitha përgjegjësitë e MASh në realizimin e projekteve me partnerët zhvillimor.

    Gjatë këtij takimi u diskutua në veçanti për projektin “Ndërtimi i Kapacitetit për Gjithëpërfshirje në Arsim-INCLUDE”, që synon të përmirësojë pjesëmarrjen dhe çasjen në arsim gjithëpërfshirës për vajzat dhe djemtë nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian dhe fëmijët me nevoja të veçanta.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.