×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuvendarët e Gjilanit, në një seancë të jashtëzakonshme, miratuan rishikimin e buxhetit

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Kuvendi Komunal i Gjilanit, sot, në një seancë të jashtëzakonshme, të kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2020.

    Zijadin Maliqi, drejtor i Financave, ka thënë se Ministria e Financave, përmes një shkrese drejtuar Komunave, ka kërkuar rishikimin e buxhetit në funksion të pandemisë.

    Mundësitë për ri-rregullim të buxhetit nuk kanë qenë të mëdha dhe vetëm disa mjete kemi mundur t`i bartim nga një projekt te projekti tjetër, në shumë rreth 500 mijë euro, si te bujqësia, ku rrugët e arave nuk kanë mundur të kryhen për shkak të pandemisë dhe tani barten te asfaltimi i rrugëve, pastaj te shëndetësia dhe disa të tjera, në kuadër të kategorive të caktuara.

    Me diskutime, pyetje e komente, kontribuuan Riza Abdyli (PDK), Nevzad Isufi (LVV), Avdyl Aliu (LDK), Arta Haziri (AAK), Mimoza Kadriu (Nisma), Ibish Ibishi (KP), Milivoje Stojanoviq (SL), Bujar Nevzati (PDK), Fitim Guda (LDK) Arianit Sadiku (LVV), Isa Agushi (PDK) dhe të tjerë, të cilët, varësisht prej këndvështrimit, patën vërejtje te ri-orientimi i mjeteve, sidomos te bujqësia, duke thënë se kjo është pasojë e planifikimit jo të duhur, përkatësisht i dhanë përkrahje propozimeve të ekzekutivit, të bindur se ri-destinimi është i duhur.

    Drejtori Zijadin Maliqi sqaroi se rishikimi i buxhetit dhe riorientimi i mjeteve është bërë prej drejtorive, duke shtuar se riorientimi i mjeteve jashtë kategorisë nuk mund të bëhet.

    Sa i përket bartjes së një shume të mjeteve të projekti i tregut të gjelbër, sqarime shtesë ka dhënë nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, sikurse edhe drejtorët Bekim Bajrami (Urbanizmi), Naser Korça (Shërbimet Publike), Ramiz Ramadani (Bujqësi), Selami Xhemajli (Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale), të cilët janë përgjigjur në pyetjet për rishikimin buxhetor tek sektorët që udhëheqin ata.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.