
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se ky subjekt politik i ka bërë vendit dhuratën më fatkeqe – zgjedhjen e Hashim Thaçit për president.
“Hashim Thaçi, një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ia kemi bërë vendit. Me qëllim apo pa qëllim, me përfitime politike për LDK-në apo jo, ajo tashmë s’ka rëndësi më”, është shprehur Avdyli, transmeton Klan Kosova.
“Ky mbetet përçarës kronik, një njeri i cili nuk skuqet aspak kur mohon edhe fjalët e tij , që paturpësisht sulmon duke shpifur këdo që ka guximin me ia shpërfaq publikut të vërtetat e karakterin e tij politik të shthurur”.
“Unë e kam konsideruar edhe tani e çdo ditë e më shumë jam i bindur që ky person jo vetëm që ka shkaktuar përçarje të mëdha në skenën politike por mbetet rreziku më i madh për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.