
Deputeti I LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se si LDK, i kanë bërë vendit dhuratë të keqe me zgjedhjen e Thaçit si president, shkruan Front Online.
“Hashim Thaqi , një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ua kemi bërë vendit. Me qëllim apo pa qëllim, me përfitime politike për LDK-në apo jo, ajo tashmë ska rëndësi më”, ka shkruar Avdyli.
Hashim Thaqi , një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ua kemi bërë vendit. Me qëllim apo pa qëllim, me përfitime politike për LDK-në apo jo, ajo tashmë ska rëndësi më. Ky mbetet përqarës kronik, një njeri i cili nuk skuqet aspak kur mohon edhe fjalët e tij , që paturpësisht sulmon duke shpifur këdo që ka guximin me ia shpërfaq publikut karakterin e tij të shthurur. Unë e kam konsideruar edhe tani e çdo ditë e më shumë jam i bindur që ky person jo vetëm që ka shkaktuar përqarje të medha në skenën politike por mbetet rreziku më i madh për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.