
Për t’iu dalur në ndihmë minatorëve ditën tragjike u angazhuan disa institucione të vendit, por Agron Vllasaliu, për Front Online, tha se punën më të madhe e kanë bërë minatorët.
“Më së shumti jemi të kënaqur me minatorët që kanë intervenuar më shpejt se sa për institucionet tjera, punën më të madhe e kanë kryer minatorët. Edhe pse janë kanë të tmerruar por e kanë pas forcën e tyre ata janë që kanë nxjerre aty që kanë punuar”, është shprehur Vllasaliu.
Shembje të gurëve ka pasur edhe në të kaluarën në Minierën e Artanë, por kjo sipas Vllasaliut, nuk i ka penguar që të vazhdojnë punën.
“Po ka pasur raste, ka pasur shembje, por persona të vdekur jo, vetëm mbyllje të korridoreve dhe kemi vazhduar me punu, nuk kemi pasur pengesa në këtë punë”, tha ai.