
Hoti prezanton masat për rimëkëmbjen e ekonomisë, me to synohet kompensimi i rënies prej 5 % të bruto produktit Kryeministri Avdullah Hoti ka pritur në takim kryetarët e Odave Ekonomike, guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, raporton Front Online.
I pari i ekzekutivit i ka njoftuar ata për masat që i kanë marrë për rimëkëmbje ekonomike.
Por para se t’i numëronte ato tregoi se ekonomia e Kosovës ka pësuar rënie prej 5 % te bruto produktit të brendshëm.
“Ekonomia ka pësuar rënie 5% të bruto produktit të brendshëm. Me Masat që i kemi ndërmarrë duam qe ta kompensojmë këtë rënie. Të krijojmë një fond që do të kontribuojmë në rimëkëmbjen ekonomike. Orientimet tona janë që deri ne vjeshtë te këtij viti të kompensojmë bizneset që kanë pësuar nga pandemia”, u shpreh ai.
Hoti më pas prezantoi para të pranishmëve masat e ndërmarra për rimëkëmbje të ekonomisë.
“I përfshin 9 masa: 1. lehtësimi i qasjes në financim, 2. zvogëlimi i barrës tatimore, të bëjmë shtyrjen e pagesës së tatimeve, mbulimin e 5 % pensional, 3. masa për mbështetje të punësimit, subvencionimin e pagës, 4. bujqësia do te dyfishojmë buxhetin për bujqësi, 5. Stimulimet e familjeve, kërkesën agregate, 6. Ndihmën për ndërmarrjet publike, 7. Rishikimi i buxhetit, 8. Për te shikuar nivelin e kapitalizmit, përgjegjësi e BQK dhe masa e fundit 9. Mobilizimi i fondeve, mund të mobilizojmë 1. 2 miliardë euro”, tha ai. /FrontOnline/
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/185702622812040/