×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Qeveria Hoti, qeveri e zorit

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës Ganimete Musliu, ka folur lidhur me aktakuzat e Lëvizjes Vetëvendosje se Partia Demokratike po e përkrah Lidhjen Demokratike të Kosovës, për t’i votuar ligjet.

    Musliu në Edicionin Special të Klan Kosovës akp tha se tanimë PDKështë dërguar në opozitë nga votuesit.

    “Pozicioni i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë që nga 6 tetori. PDK është parti opozitare që nuk bën pazare. Votuesi na ka qit në opozitë. Më së paku i takon Vetëvendosjes të hedh aktakuza, sepse secili dështim në këtë kohë i takon atyre që nuk janë treguar të gatshëm të qeverisin”.

    “PDK e njeh shumë mirë rolin e opozitarit. Ne nuk kemi vija të kuqe. Partitë e tjera na kanë gozhduar neve. Partia Demokratike e Kosovës, nuk ka vend për bashkëpunim me ata që e duan dhunën.Unë konsideroj që partia jonë e ka Grupin Parlamentar më të përgatiturin”.

    Deputetja e Partisë Demokratike theksoi se Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, është një qeveri e zorit për shkak të votave.

    “Është herët që të flitet. Ndoshta sot ishte dashur të flitet për qeverinë Haradinaj. Sepse fatkeqësisht për tre vjet i kemi ndërruar tre kryeministra. Qeveria Hoti është qeveri e zorit për shkak të votave. Kjo qeveri do të ketë të vështirë të ulë gjakrat. Kjo qeveri po i riparon dëmet e shkaktuar nga Qeveria Kurti. Pritjet e mia janë shumë të vogla duke marrë parasysh përgatitjet e kuadrave të kabinetit”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.