×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari policor që u suspendua për shkak të komentit ofendues për preshevarët është babai i ish-zëdhënësit të Qeverisë Kurti

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Polici kufitar, Aziz Kryeziu, i cili u suspendua për 72 orë nga puna për shkak të një komenti ofendues që bëri në rrjetin social Facebook ndaj preshevarëve, është babai i ish-zëdhënësit të Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziut.

    Këtë informacion e kanë dhënë sinjalizues të shumtë pas publikimit të lajmit për suspendimin e zyrtarit policor.

    Gazeta Sinjali ka kontaktuar me ish-zëdhënësin, Përparim Kryeziu por i njëjti ka thënë se nuk ka informacion se për çfarë suspendimi bëhet fjalë.

    “Nuk e di saktë se çfarë ka ndodh se nuk e kam informacionin e plotë, nuk më ka ra me bisedu me t’shpisë për shkak se nuk kam qenë në Gjilan, por, më lejo të informohem ta kam të qartë se çfarë po ndodh…Të thirri prap kur ta kam informacionin e plotë sepse nuk e di për çfarë lloj suspendimi po flitet”, tha Kryeziu për Gazetën Sinjali.

    Gazeta Sinjali ka pritur telefonatën e dytë të ish-zëdhënësit, por, deri në këtë moment redaksia nuk ka pranuar asnjë telefonatë nga ai. I pyetur sërish përmes SMS-it, Kryeziu ka këmbëngulur se nuk e ka të qartë se ‘për çfarë po bëhet fjalë”.

    Ndryshe, babai i Kryeziut u suspendua për shkak të ofendimit që u bëri preshevarëve në një koment në Facebook, përmes së cilit i quajti mashtrues e të pangopur.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.