×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 14 mijë persona hynë në Kosovë vetëm gjatë vikendit

    FrontOnline
    08 Qershor 2020

    Rreth 30 mijë persona kanë hyrë e dalë nga Kosova vetëm gjatë vikendit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, më së shumti hyrje e dalje janë realizuar nga Shqipëria e Serbia.

    Mijëra kosovarë kanë zgjedhur ta kalojnë vikendin në vendet e fqinje, pavarësisht situatës me pandeminë. Shumica e tyre e kanë zgjedhur Shqipërinë.

    Vetëm për dy ditë në pikëkalimet kufitare me këtë shtet kanë hyrë e dalë 12 mijë e 360 persona, derisa vendkalimi me më së shumti fluks ka qenë Vërmica.

    Përveç Shqipërisë, një numër i madh i qytetarëve kanë kaluar nëpër pikat kufitare me Serbinë. Sipas të dhënave të Policisë, mbi 10 mijë persona kanë hyrë e dalë nga Kosova përmes pikëkalimeve kufitare me Serbinë.

    Dikush vikendin ka zgjedhur ta kalojë edhe në Maqedoninë e Veriut. Numri i qytetarëve që kanë hyrë e dalë nga Kosova për në këtë shtet shkon në rreth katër mijë. Ndërkohë, përmes pikëkalimit kufitar në Kullë, kanë hyrë e dalë mbi 800 persona.

    Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje ka njoftuar se nga e hëna do të largohet masa e vetëizolimit si dhe do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave.

    “Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF’së të vendosura në pikat kufitare. Msh do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi i lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”, ka thënë Zemaj.

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Pentagoni ka publikuar emrat e katër ushtarëve rezervë të Ushtrisë Amerikane të vrarë në luftën kundër Iranit. Ata ishin midis gjashtë anëtarëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Irani është afër zgjedhjes së Udhëheqësit të ri Suprem, thotë zyrtari Irani është afër zgjedhjes së një Udhëheqësi të ri Suprem për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.