
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Serbisë, Veljko Odaloviq tha se pasi qeveria e Kosovës hoqi masat e reciprocitetit, ishin krijuar kushte që dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë.
Sipas tij, dinamika e procesit do të dihet kur ta vizitojë Serbinë dhe Kosovën i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Odalloviq shtoi se zgjedhjet në Serbi gjithashtu do të ndikojnë në atë dinamikë, kështu që ata do të presin që ky proces të përfundojë.