
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar lidhur me sulmet që janë bërë sot gjatë ditës në drejtim të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ai ka thënë se proletarët janë bërë bashkë për shpifje, shkruan Front Online.
“Proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyrje , në shpifje , janë bërë bashkë si asnjëherë më parë. Ideatorët e tyre të edukuar me frymën Serbe bazë e kanë maksimën Serbe – Shpif ,Shpif ,Shpif se diçka mbeten”, ka shkruar ai.
Ai thotë se nuk do të ndalen asnjëherë, pasi thotë se nuk frikësohen nga këto.
Postimi i plotë:
Proletarët e të gjitha ngjyrave ,janë bashkuar në fyrje , në shpifje , janë bërë bashkë si asnjëherë më parë. Ideatorët e tyre të edukuar me frymën Serbe bazë e kanë maksimën Serbe – Shpif ,Shpif ,Shpif se diçka mbeten. Kur ketyre shqipfolëseve shpifes iu dalin rrenat , mashtrimet, dhe iu zbulohen qëllimet e mbrapshta që pushtetin e kanë vetëm si trampolinë për pasurim personal e grupor atëherë duhet zbuluar armiqë të bazuar në shpifje ,shpesh edhe imagjinar. Ne dimë shumë gjëra për ju, ne nuk do të ndalemi sepse nuk frikohemi nga mbllaqitjet e juaja. Sepse fundi juaj i palavdë politik, do jetë më i shpejtë sesa mund ta imagjinoni. Kur do flasim ne , do e flasim të vertetën dhe vetëm të vertetën, atëherë keni me mbetë pa fjalë. Dhe heshtja juaj publike ka për tu përcjellë gjatë. Ky vend ka shpresë . Sepse ka pas dhe akoma ka njerzë të ndershëm e ju sdo arrini kurrë ta kuptoni pse nuk jemi si ju.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10219606659854695&set=a.4314080167833&type=3&theater