
Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës.
Policia në Gjakovë ka konfirmuar se për rastin është informuar rreth orës 20:30 të shtunën, dhe se në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen.
Personi i vdekur është B.M. nga Gjakova.
“Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informim se në fshatin Moglicë, KK- e Gjakovë ne një shtëpi te pa banuar është një person i varur në litar. Patrulla policore se bashku më shërbimin mjekësor i janë përgjigjur vendit te ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar – i vdekur. Personi i vdekur B.M. Është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare. Lidhure rast është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme”, ka thënë Gjurkaj.
Media të tjera raportojnë se personi që është gjetur i vdekur dyshohet se është Behar M., një ndër tupanxhinjtë më të njohur në Kosovë.