×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë mohon se 200 mjekë kosovarë kanë bërë kërkesë për të shkuar në Preshevë

    FrontOnline
    06 Qershor 2020

    Janë bërë tre javë që kur 200 mjekët vullnetarë nga Kosova kanë bërë kërkesë për të shkuar në Preshevë, për të monitoruar situatën e krijuar nga koronavirusi. Kjo kërkesë ishte dërguar në tri adresa të qeverisë së kaluar, në Ministri të Shëndetësisë, në Zyrën e Kryeministrit dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës edhe pas tri javëve nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga këto institucione. Por, nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë se një kërkesë e tillë nuk u erdhi fare në adresë të tyre.
    Ministria e Shëndetësisë mohon se 200 mjekë kosovarë kanë bërë kërkesë për të shkuar në Preshevë.

    Më 13 maj mbi 200 mjekë vullnetarë nga Kosova janë paraqitur për të shkuar në Luginën e Preshevës për të monitoruar situatën e krijuar nga koronavirusi.

    Kjo nismë ishte nismë nga Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.

    Mirëpo edhe pas tri jave Syla ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Qeveria, shkruan Insajderi.

    Syla në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka treguar se këtë kërkesë e kishte drejtuar në Ministri të Shëndetësisë, në Zyrën e Kryeministrit dhe Ministrisnë e Punëve të Jashtme.

    “Kjo kërkesë është nisur nga unë pastaj janë lajmëruar edhe 200 mjekë tek Oda e Mjekëve, unë kam bërë kërkesë dhe deri më tani nuk kam marrë përgjigje. Kjo kërkesë i është dërguar Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme”, ka thënë Syla për Insajderin.

    Ndërsa, në Ministrinë e Shëndetësisë e kanë mohuar se një kërkesë e tillë ka ardhur në adresën e tyre dhe se për të kishin dëgjuar nga mediat.

    “Në MSh nuk ka ardhur zyrtarisht një kërkesë e tillë nga asnjë mjek apo organizatë. Për të MSh ka dëgjuar vetëm në media”, kanë thënë nga MSH.

    Një kërkesë të tillë e kishte bërë edhe Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Mustafi ka treguar se kërkesën e tij e kishte dërguar tek autoritetet në Beograd, por të njëjtit nuk i kanë kthyer ende përgjigje.

    “Po edhe ne kemi bërë kërkesë tek autoritetet Serbe për hyrjen e 200 mjekëve kosovarë në Preshevë por ende nuk kemi marrë përgjigje, edhe pse do të duhej të kishte një përgjigje të shpejtë sepse është e nevojshme pasi që për këtë iu vjen mirë edhe qytetarëve të Preshevës”, ka thënë Mustafi për Insajderin.

    Por nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë se nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga autoritetet e Preshevës për të dërguar ndonjë ekip mjekësor.

    “MSh nuk ka pranuar ndonjë kërkesë prej autoriteteve atje për dërgim të ndonjë ekipi mjekësor dhe aktivitetet e ndihmës së deritanishme kanë qenë të koordinuara me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe Qeveria e Kosovës e ka ndihmuar Luginën me 500 000 euro ndihmë financiare”, thuhet në përgjigjet e MSH-së dhënë Insajderit.

    Kjo kërkesë ishte nisur pas video konferencës së ish-ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ku kishte komunikuar me homologun e tij nga Serbia, Zlatibor Lonçar për rritjen e bashkëpunimit mes profesionistëve shëndetësor për mbrojtjen e të gjitha komuniteteve nga virusi Covid-19.

    Më 13 prill të këtij viti rreth 100 mjekë, infermierë e teknikë nga Serbia kishin hyrë në Kosovë. Në MSH kishin deklaruar se kjo ka ndodhur me kërkesë të kryetarit të komunës së Graçanicës, e që Ministria e Shëndetësisë së Kosovës dhe Ministria të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike kanë dhënë leje.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Forcat ajrore dhe të mbrojtjes raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun lindor kanë kapur një raketë balistike iraniane që fluturonte drejt...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të diskutuar lidhur me çështjen e presidentit. Para këtij takimi, Ministri i Punëve...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një e moshuar ka rënë nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve. Ngjarja...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.