×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Atë që e kërkonte presidenti Hashim Thaçi, ia ka ofruar Qeveria e Avdullah Hotit, që në ditën e dytë të punës së saj. Kreu i shtetit do të jetë autoriteti që do ta përfaqësojë Kosovën në negociatat me Serbinë.

    Njeriut, që është parë si kumbara i formimit të pushtetit të ri ekzekutiv, ky rol i është njohur në Programin qeveritar, i cili është miratuar sot, raporton KOHA.

    “Palë negociuese në dialog do të jetë Qeveria, e cila i përgjigjet Kuvendit, ndërkaq presidenti e përfaqëson vendin në bazë të kompetencave kushtetuese”, thuhet në kapitullin e shtatë të Programit, në të cilin trajtohet dialogu Kosovë-Serbi.

    Dokumenti i siguruar nga KOHA ka gjithsej 58 faqe dhe vetëm në këtë pikë e përmend rolin e presidentit.

    Pikërisht mungesa e gatishmërisë së ish-kryeministrit Albin Kurti që të pranojë një peshë të këtillë të Thaçit në dialog, bëri që qeveria e tij të rrëzohej. Hoti ishte numri dy në Qeverinë Kurti. E në programin qeverisës, që e kishin bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, nuk i njihej presidentit ndonjë rol në negociatat me Serbinë. Madje, presidenti nuk përmendej kurrkund në dokument.

    “Dialogu me Serbinë udhëhiqet nga kryeministri mbi bazën e mandatit kushtetues, i cili raporton në Kuvend në baza të rregullta për procesin e dialogut”, thuhej në pikën 12 të Programit të Qeverisë Kurti.

    Megjithëkëtë, në dokumentin udhërrëfyes të Qeverisë së re jepet zotimi për të mos e pranuar si zgjidhje opsionin që prej dy vjetësh e ka proklamuar Thaçi – “korrigjimin e kufijve”, e që konsiderohet si eufemizëm për shkëmbimin e territoreve.

    “Subjektiviteti shtetëror i Kosovës është përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Andaj, territori i Republikës së Kosovës është një dhe i pandashëm dhe asnjë institucion nuk ka mandat të negociojë për territorin, sovranitetin dhe integritetin territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në Programin e Qeverisë Hoti.

    Mbështetur në Program, para fillimit të dialogut, do të përgatitet platforma për këtë proces, e në të cilën do të specifikohen objektivat që duhet të arrihen me marrëveshjen përfundimtare, çështjet të cilat duhet të përfshihen, si dhe raportimi dhe transparenca gjatë procesit të arritjes së marrëveshjes.

    Përderisa kreu i shtetit kërkon që qendra e dialogut të zhvendoset në Washington, Qeveria ka theksuar në Programin e saj se e vlerëson rolin e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të pandashëm, për suksesin e procesit të negociatave Kosovë-Serbi, si dhe për zbatimin e marrëveshjes eventuale.

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=32&v=9seRHoKrQ7k&feature=emb_title

     

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.