×
  • Lajme
  • Lajme

    Regjisorja me shtetësi kanadeze e tmerruar me sjelljen e truprojave të Thaçit, protestoi tek vendi ku u arrestua Veroni

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Flutura Zymi, regjisorja kosovare me shtetësi kanadeze, ka protestuar sot në Prishtinë tek vendi ku ishte arrestuar para dy ditësh aktivisti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Veron Hasani, nga truprojat e presidentit, Hashim Thaçi.

    Në një prononcim për “Indeksonline”, ajo ka thënë se sjellja e truprojave të presidentit ishin skandaloze dhe jo të arsyeshme.

    “Ky rast kur rojet e presidentit e atakojnë dhe e sulmojnë një qytetar, çfarëdo qoftë, për një mendim të lirë, me dhunë, unë me të vërtetë jam ndier shumë keq dhe jam tmerruar. E kam pa videon e publikuar nga Indeksonline dhe jam tmerruar. Më ka kujtuar kohën kur kam qenë studente dhe policia serbe më ka arrestuar. Kjo më ka shty me dal dhe mos me qenë e heshtur sepse askush nuk guxon me cenu të drejtën e fjalës”, ka thënë ajo.

    Sipas Zymit, ekziston ligji nëse Veron Hasani ka bërë ndonjë kundërvajtje, por me godit për një fjalë goje, kjo nuk duhet të heshtet.

    Më tej, regjisorja tregon se autoritetet e sigurisë e morën në pyetje pasi vendosi disa pankarta në murin e objektit ku gjendet Kuvendi dhe Presidenca.

    “Policët e Kuvendit mu afruan dhe më pyetën “çfarë po bëj”, unë ju thash që jam duke protestuar për mendimin e lirë sepse dua zgjedhje sepse kjo qeveri nuk është ajo që e ka votuar Kosova me 6 tetor.

    Pastaj, erdh patrolla tjetër e policisë dhe më pyetën pse e kam bë, unë jau dhashë shpjegimet e mia. Por, pyetja që më pengoi nga policia ishte se “Me cilën parti je”. Ndoshta kanë dashtë mos jam anëtarë e ndonjë partie. Pastaj e dhanë raportin tek komandanti, e pastaj mi kanë marrë të dhënat, letërnjoftimin, ku punoj, çfarë bëjë”, ka deklaruar ajo.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.