×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet aktivisti i LVV-së, njëherë thotë se policët u sollën mirë, pastaj thotë se e rrahën fort

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci ka thënë se mbrëmë është arrestuar nga Policia, pasi sipas tij ka shprehur mllefin duke bërtitur afër qeverisë “Poshtë Serbia dhe Lista Srpska”.

    Fillimisht, ai ka thënë se policët ishin sjellur mirë me të, përveç njërit që sipas tij ia ka dhënë një shuplakë. Ndërsa pak minuta më pas, ai e ka ndërruar deklaratën, duke publikuar disa fotografi nga lëndimet e marra në trup.

    “Sot duke shkuar në shtëpi kalova kah ndërtesa e qeverisë. Prej mllefit bërtita poshtë Serbia dhe Lista Srpska.. Më arrestuan dhe më dërguan në stacionin qendra në Prishtinë ku më dhanë këtë dokument. Policët u sollën shumë mirë me mua, përpos njërit që më dha një shuplakë.. Po nejse, e kaluar”, shkroi fillimisht ai.

    Pas disa minutash, ai publikoi 5 fotografi, ku tregonte lëndimet që pretendon se i ka marrë nga policër.

    “Duke më arrestu në të nxehtë të trupit s’i kom ndi. Këto janë pasojat e sjelljes policore.. Poshtë Serbia dhe Lista Srpska”, ka shkruar ai mbi fotografitë.

    Nga Policia thonë se për pretendimet për tejkalim kompetencash, pala duhet t’u drejtohet institucioneve kompetente.

    “B.M., është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër ku pala pretendon se ka pas tejkalim kompetencash nga zyrtarët, e ftojmë palën që të adresojë ankesën e tij në institucionet kompetente”, thotë Policia. /

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.