×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestohen pesë bashkëpunëtorë të Shqiprim Arifit për keqpërdorim të parave

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Të enjten (04 qershor, 2020) policia serbe ka arrestuar tetë persona në Komunën e Preshevës nën dyshimin se kanë keqpërdorur paranë publike.

    Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, i cili ka theksuar se pesë nga tetë të arrestuarit janë bashkëpunëtorë të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit.

    “Janë tetë të arrestuar – njëri është mu në kabinetin e kryetarit dhe është nënkryetar i partisë së tij. Dy janë prej administratës komunale. Një tjetër është shef i buxhetit dhe financave”.

    “Ata akuzohen për korrupsion në një projekt që ka të bëjë me park fëmijësh, për të cilin Qeveria Haradinaj i ka dhuruar 100 mijë euro”.

    Mustafa shton se tre të arrestuarit tjerë janë serbë dhe se të njëjtit janë arrestuar për keqpërdorim të parave në të njëjtin projekt.

    Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që në rastet kur jepen para për Luginën e Preshevës, ato të kontrollohen në mënyrë që mos të keqpërdoren.

    “Kur të jepen para për Luginë ato edhe të kontrollohen dhe jo t’u lihen në duar matrapazëve që t’i vjedhin ato dhe keqpërdorin”.

    Klan Kosova ka provuar të marr një prononcim lidhur me këtë rast edhe nga kryetari Shqiprim Arifi, por i njëjti nuk është lajmëruar.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.