×
  • Lajme
  • Lajme

    63 punëtorë të KEK-ut pritet të testohen për coronavirus

    FrontOnline
    05 Qershor 2020

    Zëdhënësi i Korporatës Energjike të Kosovës (KEK), Skender Bucolli ka thënë se 63 punëtorë të KEK-ut, janë duke pritur që t’ju nënshtrohen testit për coronavirus.

    Bucolli tha se këta persona kanë pasur kontakt me gjashtë personat e infektuar me COVID-19.

    “63 persona të dyshimtë që kanë pasur kontakt me këta 6 persona, po presin që të testohen. Duhet t’i falënderojmë IKSHP-në dhe presim që edhe këtyre 63 personave të ju bëhen testet”, ka thënë ai.

    Sipas tij, gjashtë punëtorë të kësaj korporate kanë rezultuar pozitiv në COVID-19, dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

    “Fatmirësisht gjendja e tyre është shumë e mirë, janë vet izoluar. KEK është një ndër institucionet e para që i ka respektuar të gjitha masat. Deri në fund të javës së kaluar nuk kemi qenë të prekur me virus, por gjatë fundjavës babai i një kolegu ka qenë i prekur me virus dhe menjëherë ai e ka bërë testin dhe ka rezultuar me virus. Menjëherë edhe kolegët të cilët kanë pas kontakt me të, i kanë bërë testet, dhe prej 12 punëtorëve që iu kanë nënshtruar testit, 6 kanë rezultuar pozitiv. Të gjithë janë izoluar”, ka thënë Bucolli.

    Ndër të tjera, Bucolli tha se puna në KEK është duke kryer normalisht.

    “Në operimin e detyrave tona, nuk ka ndikuar fare. Tash në të ardhmen do të shihet si do të shkoj”, theksoi zëdhënësi i KEK-ut./RTV Dukagjini/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.