
Sektori i gastronomisë dhe i prodhuesve, sipas Arian Zekës, nga OEAK, janë sektorët më të goditur ekonomikisht, si pasojë e pandemisë Covid-19.
Sipas tij, rënie deri në 50% ka pasur edhe tek konsumi i produkteve.
“Ajo çfarë ne kemi mësuar nga bizneset është që ka pasur një rënie të konsumit në nivelet 40-50%, në mënyrë të përgjithshme dhe kjo përqindje korrespondon edhe me të dhënat nga Dogana e Kosovës e cila në muajin prill tregonte për rënie të importit në nivel prej 40% dhe besoj që i njëjti trend ka vazhduar, nëse jo në mënyrë të përkeqësuar edhe gjatë muajit maj e tutje”, ka deklaruar ai për Front Online
Për Zekën, çfarëdo ndihme financiare për prodhuesit nga shteti do të ishte e mirëseardhur.