×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Zeka: Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike, e pazbatueshme

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Pamundësia për t`u miratuar në Kuvendin e Kosovës, ka bërë që Pakoja për Rimëkëmbjen Ekonomike, të shihet si e pazbatueshme.

    Të paktën kështu ka thënë për Front Online, drejtori ekzekutiv Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka.

    “Ky është problemi i dytë meqenëse Pakoja e Rimëkëmbjes është dashur të ketë aprovimin e Kuvendit, por në situatën aktuale politike në të cilën ndodhemi, një aprovim i tillë është i pamundur, kështu që edhe Pakoja si e tillë është realisht e pazbatueshme edhe për atë krijimin e qeverisë së re, dhe me gjasë qeveria e re do të nis punën nga fillimi”, ka thënë Zeka.

    Lidhur me përmbajtjen e kësaj Pakoje, Zeka ka theksuar se bëhet fjale kryesisht për mjete kreditore që do të jepeshin nga ana e bankave.

    “Bëhet pra kryesisht fjalë për mjete kreditore të cilat do të jepeshin nga ana e bankave, kurse shteti në anën tjetër do të merrte përsipër mbulimin e garancive dhe mbulimin e normave të interesit për disa kategori të ndërmarrjeve të cilat kanë vështirësi më të madhe në qasjen në financa. Nuk e di se sa është planifikuar që të jetë ekspozimi i shtetit, bëhet fjalë diku për një shumë rreth 300 milionë euro, nëse nuk e kam gabim”, ka thënë ai për Front Online.

    Zeka: Pakoja Emergjente Fiskale e pamjaftueshme për adresimin e problemeve të bizneseve

    Pakoja Emergjente Fiskale dhe shuma që është ndarë për të, nuk ka qenë e mjaftueshme. Të paktën kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i OEAK-ut në një intervistë për Front Online.

    “Pakoja Emergjente Fiskale, shuma e saj, respektivisht nuk ka qenë  e mjaftueshme për të adresuar të gjitha problemet dhe të gjitha dëmet që u janë shkaktuar bizneseve përgjatë muajve të fundit e aq më shumë nëse e marrim parasysh edhe shumat që janë përcaktuar për kompensimin edhe të pagave të punonjësve të cilat absolutisht nuk janë të mjaftueshme”, ka thënë Zeka.

    Sipas drejtorit të OEAK-ut, kjo ndarje ka dekurajuar punëtorët e sektorit privat.

    “Dekurajohen edhe më tej njerëzit që të vazhdojnë të punojnë në sektorin privat dhe të shohin vetëm sektorin publik si një vend, në të cilin ata duhet të orientohen. Është edhe një masë tjetër, e cila parasheh një shumë prej 10 milionë euro, në mbështetje të kompanive të cilat kanë potenciale të eksportit. Kjo masë pavarësisht që është pjesë e Pakos Emergjente Fiskale, nuk ka nisur të zbatohet ende”, ka deklaruar Zeka për Front Online.

    OEAK: Gastronomia dhe prodhuesit më të goditurit nga Coronavirusi

    Sektori i gastronomisë dhe i prodhuesve, sipas Arian Zekës, nga OEAK, janë sektorët më të goditur ekonomikisht, si pasojë e pandemisë Covid-19.

    Sipas tij, rënie deri në 50% ka pasur edhe tek konsumi i produkteve.

    “Ajo çfarë ne kemi mësuar nga bizneset është që ka pasur një rënie të konsumit në nivelet 40-50%, në mënyrë të përgjithshme dhe kjo përqindje korrespondon edhe me të dhënat nga Dogana e Kosovës e cila në muajin prill tregonte për rënie të importit në nivel prej 40% dhe besoj që i njëjti trend ka vazhduar, nëse jo në mënyrë të përkeqësuar edhe gjatë muajit maj e tutje”, ka deklaruar ai për Front Online

    Për Zekën, çfarëdo ndihme financiare për prodhuesit nga shteti do të ishte e mirëseardhur.

    Zeka: Qeveria e re duhet ta përpilojë një program të rimëkëmbjes

    Si detyrë e parë e qeverisë së re, sipas Zekës është përpilimi i një programi të rimëkëmbjes ekonomike. Drejtori i OEAK-ut në një intervistë për Front Online, ka theksuar se programi duhet të dizajnohet në mënyrë që t`u përshtatet nevojave të bizneseve.

    “Qeveria e re që në ditët e para duhet të nis punë me dinamizëm të shtuar ashtu që të mund ta përpilojë një program të rimëkëmbjes i cili i përshtatet nevojave të bizneseve dhe nevojave të qytetarit”, ka thënë ndër të tjera Zeka.

    Ai theksoi se një element që do t`i ndihmonte, rimëkëmbjes ekonomike janë edhe pushimet tatimore.

    “Por mbi të gjitha Pakoja duhet të jetë e gërshetuar edhe me elemente të tjera, përfshirë këtu edhe pushimet tatimore të cilat nuk janë zbatuar asnjëherë në këtë vend dhe kjo do të ishte një mundësi e mirë për tërheqjen e investimeve të huaja por në të njëjtën kohë edhe të jepeshin grante sidomos për ndërmarrësit gra dhe për ata të rinj, të cilët në përgjithësi kanë vështirësi më të madhe në qasjen në financa”, ka thënë ai për Front Online.

    Zeka ka thënë për Front Online , se është e nevojshme që sa më parë të bëhet një vlerësim i dëmeve që i ka sjell pandemia Covid-19. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.