×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhi Shala i çel letrat, tregon me cilin ministër të NISMA-s i ka mbetur hatri

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Haxhi Shala, ka qenë një prej emrave më të diskutuar ditëve të fundit pas deklarimit të tij se nuk do të votojë për qeverinë e Avdullah Hotit, pavarësisht se partia e tij kishte lidhur koalicion.

    Deputeti i NISMA’s ka thënë se problemi i tij nuk ka qenë me qeverinë e Avdullah Hotit por me zhvillimet brenda partisë së tij.

    Shala në FRONTAL të T7 ka thënë se i ka mbetur hatri me emërimin e Skënder Reqicës për herë të dytë ministër, duke thënë se i njëjti nuk i ka sjellë vota partisë, raporton Gazeta Express.

    “Unë i kam vërejtjet e mia për ministrat. Për njërin s’kam vërejtje dhe ai është Vesel Krasniqi, Skënder Reqica është djal i mirë, partia ia ka dhënë mundësinë një herë. Dhe kur ta jep partia mundësinë një herë, duhet fituar vota pastaj. Ne e kemi bërë ministër jashtë Malishevës, për t’i sjellë vota partisë. Ai është ministër për hatër të bacit Jakup”, ka thënë Shala në FROTNAL.

    Tutje ai ka thënë se po ta kishte ditur se vota e tij është vendimtare për votimin e Qeverisë Hoti, nuk do të kishte kërkuar këshilla as nga presidenti e as nga Ramush Haradinaj.

    “Edhe unë se kam ditë që vota ime do të ishte vendimtare. Po ta dija nuk do të ishte e nevojshme që të konsultohesha as me presidentin e as me z.Haradinaj. Po ta dija që vota ime do të ishte vendimtare, do ta votoja qeverinë Hoti”, ka shtuar Haxhi Shala.

    “I falënderoj edhe presidentin dhe ish-kryeministrin Haradinaj për sqarimet. Unë kam pas dyshimet e mia apo pakënaqësitë e mia me partinë time. Jo të marrin vendime për ministra dy apo tre persona.Kam kërkuar që të emëruarit politik të vendosen në diskutim në organet e partisë. Përderisa emrat i kemi mësuar pas seancës, po shihet që ka vendosur kryetari dhe për këtë arsye kam thënë që s’do të votojë”, ka thënë ndër të tjera Shala.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.