×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pyetet në Prekaz për Murat Jasharin që VV e propozoi për Kryeministër konsensual

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Kryeministri Avdullah Hoti, ka komentuar propozimin e bashkëpartikes së tij, nënkryetares së LDK-së, Vjosa Osmani, para se të votohej kabineti i tij e që kërkonte qeveri tranzitore me kryeministër Murat Jasharin.

    Hoti tha se në vend tashmë kanë ndodhur procese te tjera kushtetuese dhe Murat Jashari mbetet emër i respektuar për të gjithë.

    “Emri i tij është simbol i kësaj familje dhe nuk ka qytetar në Kosovë që nuk e respekton, por ka ndodhur disa procese te tjera kushtetuese në Kosovë, sot e kemi marrë detyrën dhe do të bashkëpunojmë me te gjithë pa përjashtim për të krijuar unitetin e nevojshëm shoqëror pavarësisht dallimeve që mund të kemi politike dhe të tjera, në interes të qytetarëve të Kosovë”, tha Hoti.

    Kryetari i Skenderajt dhe përfaqësuesi i familjes historike, Bekim Jashari uroi qeverinë e re për detyrën e marrë.

    “Bëmë homazhe të varrezat, vizituam edhe kullat që gjendjen në të cilën janë e dimë të gjithë, uroj që qeveria e re dhe kryeministri Hoti të kenë fat, shëndet dhe t’iu ecë puna mbarë sepse populli ynë ka shumë nevojë, për shumë gjëra. Urime e suksese të gjithëve, paçi shëndet dhe u ecte qysh është më së miri”, tha Jashari.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.