×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pas Gjermanisë, edhe SHBA lehtëson udhëtimet për europianët. Ja mesazhi i Trump

    FrontOnline
    03 Qershor 2020

    Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas njoftoi se Gjermania ka vendosur që prej datës 15 qershor ta heqë paralajmërimin e përgjithshëm për udhëtime në vendet e BE-së, ato të hapësirës Shengen dhe në Britaninë e Madhe. Paralajmërimi që ishte vendosur si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit do të zëvendësohet me udhëzime për secilin vend.  Shumica e vendeve të BE-së ndërkohë kanë vendosur që prej datës 15 qershor t’i lejojnë turistët nga vendet në fjalë që të vizitojnë vendin e tyre.

    Përjashtim këtu bëjnë Spanja dhe Norvegjia, të cilat do t’i lejojnë pak më vonë udhëtimet turistike në to. Maas nuk foli enkas për vendet e Ballkanit Perëndimor, por për ato të treta, ku hyjnë edhe shtetet e rajonit. Për këto vende ai tha se do të pritet vendimi që do të merret këtë javë nga Komisioni i BE-së, i cili do të trajtohet në mbledhjen e ardhshme të kabinetit qeveritar në Gjermani. Për zona të veçanta, do të mbeten në fuqi  paralajmërimet e udhëtimit, për shembull, për ato rajone, në të cilat numri i infektimeve të reja në shtatë ditët e fundit ka qenë më i lartë se 50 për 100 000  banorë.

    Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Donald Trump la të kuptohet në një konferencë për shtyp se europianëve nga vende me nivele të ulëta koronavirusi mund t`iu lejohet sërish udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump i tha gazetarëve se  hyrja në vend së shpejti do të jetë e mundur për disa udhëtarë nga Europa .

    “ Do të bëjmë njoftime të caktuara për vendet e tjera, përfshirë ato europiane, por mund të them se në këtë drejtim, kemi bërë mjaft përparime”, u shpreh shefi I Shtëpisë së Bardhë

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Mërgim Lushtaku nga PDK tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja. Ai ka fajësuar shumicën parlamentare, pra Lëvizjen Vetëvendosje...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti Milazim Krasniqi ka vlerësuar së Kosova nuk e ka luksin të shkojë në zgjedhje të reja në këtë kohë. Ai ka...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.