
Është zbardhur në detaje marrëveshje e koalicionit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës Srpska.
Indeksonline ka siguruar dokumentin ku shihet në detaje marrëveshja që ka bërë partia e Isa Mustafës me atë të Goran Rakiqit.
“Lista Serbe është pajtuar që të vendos marrëdhënie të përbashkëta dhe t’i qoj përpara në nivelin qendror në mandatin e ri.
Lista Serbe pajtohet se do të punojë në interes të qytetarëve, para gjithash përmes forcimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe gjitha ekstremizmeve dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve në harmoni me Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi. Zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të punës, vazhdimin e dialogut me ndërmjetësimit të BE-së dhe SHBA-së dhe eliminimin e pengesave që dalin në rrugë gjatë dialogut”, janë disa prej pikave kryesore.
