
Adil Behramaj, këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi ka thënë se pse kryeparlamentarja, Vjosa Osmani nuk paska dhënë ende dorëheqje, meqë po ndjehet jolegjitime.
Përmes një postimi në Facebook, Behramaj ka reaguar pasi Vjosa Osmani ka thënë se vetëm zgjedhjet do t’ia rikthenin legjitimitetin institucioneve.
“Edhe përfaqësuesit e komuniteteve po ia duan të mirën LDK-së më shumë se e përkëdhelura e tyre!”, ka shkruar Behramaj.