
Dy minatorë të Minierës së Artanës kanë humbur jetën sot si pasojë e shembjes së dheut në galerinë kryesore.
Ata po vazhdojnë të qëndrojnë nën rrënoja pasi pesha e gurit që u shemb është shume e madhe.
Lidhur me këtë për Front Online ka folur nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Imeri.
Ai tha se dy minatorët e vdekur ende janë nën rrënoja, pasi që siç tha ai, pesha e gurit që ka rënë nga letërsia është e madhe dhe nuk mund të lëvizet.
“Punëtorët kanë qenë të pajisur me pajisje mbrojtëse, por puna në minierë është e rrezikshme. Ne nuk kemi pasur asnjëherë raste të tilla në minierë dhe kemi konsideruar se miniera është e sigurt. Nuk ka qenë e pritur të ndodh kjo, por në një moment ka rënë nga lartë një guri ku pesha e tij është e madhe. Ai guri me dorë nuk mund të lëvizet, duhet të përdoren pajisje ose të minohet vendi në mënyrë që ta lëvizim atë. Personat e vdekur ende janë nën rrënoja pasi që pesha e gurit që ka rënë është e madhe”, deklaroi Imeri për Front Online.
Nënkryetari i komunës, tha se nuk ka persona të tjerë të lënduar,
“Nuk ka persona tjerë, ne kemi biseduar me dy minatorët tjerë kur ka ndodhur ngjarja tragjike ku kanë qenë duke punuar si ekip bashkërishtë. Njëri ka qenë më larg ndërsa tjetri më afër, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Dheu i ka zënë dy minatorë, ndërsa të tretin e ka lënduar në këmbë, por më pas mjeku ia dha ndihmën e parë, nuk është ndonjë lëndim i rëndë”, u shpreh ai për Front Online.
Ai tha se për t’iu dalë në ndihmë, në vendin e ngjarjes kanë dalë FSK-ja, Zjarrfikësit, Policia e Kosovës, dhe Prokurori./Front Online/