
Dy minatorë të Minierës së Artanës kanë humbur jetën sot si pasojë e shembjes së dheut në galerinë kryesore.
Nënkryetari i Komunës, Bajrush Imeri, ka konfirmuar për portalin “Front Online” se ngjarja tragjike ka ndodhur sot në orën 10:00, përderisa viktimat janë të moshës 50 vjeçare.
“Njëri nga minatorët është i Novobërdës e tjetri i Lipjanit”, ka thënë Imeri për “Front Online”.
Sipas tij, trupat e pajetë ende nuk janë nxjerrë, përderisa në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet e FSK-së.
/Front Online/