×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dhjetëra zyrtarë në izolim për shkak se patën kontakt me deputetin e infektuar

    FrontOnline
    01 Qershor 2020

    Pas njoftimit të nënkryetarit të LSDM-së Muhamet Zeqiri se është i infektuar me virusin korona, edhe drejtoresha e të Ardhurave Publike Sanja Llukarevska bëri të ditur se ka rezultuar pozitive për Covid 19.

    Pas lajmit që e publikoi shoku Muhamed Zekiri, dhe për shkak të takimeve të punës që kemi pasur, bëra test për Covid-19 dhe rezultati është pozitiv. Nuk kam simptome dhe tashmë jam në izolim shtëpiak. Nuk mund të jem e sigurt se në çfarë mënyre e kam marrë virusin, por të gjitha kontaktet që kam pasur ditëve të fundit kanë qenë në përputhje me masat mbrojtëse”- shkroi Sanja Llukarevska, drejtore e DAP.

    Edhe një pjesë tjetër e funksionarëve të LSDM-së dhe Qeverisë njoftuan se pas takimit me Zeqirin janë në vetë izolim. Në rrjetet sociale këtë e njoftuan zv/kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska dhe Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski.

    Gjatë javës së kaluar kemi pasur një takim të përbashkët ku ishim të gjithë me pajisje mbrojtëse dhe në distancën e rekomanduar. Sidoqoftë, sipas anketës epidemiologjike, unë përfundimisht do të jem në izolim deri më 9 qershor”-pohoi Milla Carovska, zv /kryeministre për Çështje Ekonomike.

    Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, për shkak të takimit me shokun dhe kolegun tim Muhamed Zekiri, në nëntë ditët e ardhshme do të jem në vet izolim”, theksoi Damjan Mançevski, Ministëri Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

    Nga LSDM njoftojnë se pas testeve të bëra, Carovska dhe Mançevski kanë rezultuar negativ por do ta respektojnë masën për vetë izolim. Në vetë izolim do të jetë edhe zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, Këshilltari i kryeministrit për marrëdhënie me publikun, Marjan Zabërçanec dhe drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi. Igor Janushev nga VMRO-DPMNE ka njoftuar se ka dalë negativ në testin e bërë pasi bashkë me Zeqirin kanë qenë në një emision ditë më parë në TV “24 Vesti”, ndërsa gazetarja e këtij televizioni, Dushica Mërgja ka njoftuar se është në vetë izolim. Dje edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu njoftoi se do të jetë në vetë izolim për shkak të kontaktit me person pozitiv me Covid 19.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.