
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në konferencë për media foli edhe për çmimet e larta të barnave që Ministria ku ai udhëheq ka paguar gjatë kohës së pandemisë.
Vitia, ka konfirmuar shkrimet dhe raportimet e mediave për blerje të barnave me çmime të larta.
Megjithatë, ai ka thënë se këto gjetje ishin për vitin 2019. Ndërkohë, ka pasur raportime se blerje të barnave me çmime të larta ishin bërë edhe në kohë pandemie.
Ai tha se është i njoftuar që tenderët e Ministrisë që ka drejtuar tanimë kanë shkuar në Prokurori dhe do të hetohen.
Ministri Vitia duke justifikuar çmimet e larta të barnave që i kanë blerë, fajin ua hodhi operatorëve ekonomik në treg.
Ndryshe, “Front Online” ditë më parë ka raportuar për çmimet e furnizimit të materialit shpenzues dhe pajisje medicinale për Coronavirus, të cilat vlerësohen astronomike, shumëfish më të larta se në tregun me pakicë në Kosovë.
“Gjakderdhje financiare” në Ministrinë e Arben Vitisë (Dokument)