×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kina rrit tregtinë elektronike ndërkufitare me të paktën 200 %

    FrontOnline
    30 Maj 2020

    Sipas të dhënave të një platforme të tregtisë elektronike, qysh nga shkurti i këtij viti, fluksi i frigoriferëve dhe i ngrirësve ka filluar të rritet dhe kërkesa për to jashtë Kinës në tre muajt e fundit është shtuar 327 %. Zheng Li, drejtorja e tregtisë ndërkombëtare në Kompaninë e Industrisë Ndërkombëtare “Wellcome” të Ningbos, tha:

    “Nën ndikimin e epidemisë së koronavirusit të ri jashtë Kinës, njerëzit kërkojnë të rezervojnë shumë ushqime, prandaj eksporti i frigoriferëve dhe i ngrirësve është rritur shumë. Lidhur me kompaninë tonë, porositë tani arrijnë deri në gusht. Kapacitetet tona të prodhimit janë rritur 50 % në krahasim me të njëjtën periudhë të viteve të fundit. E megjithatë, ende s’mund të plotësojmë kërkesat jashtë Kinës.”

    70% e frigoriferëve dhe e ngrirësve në botë janë nga Kina, që rifilloi e para prodhimin pas ndodhjes së epidemisë. Tani kërkesat jashtë Kinës janë të mëdha dhe oferta s’mund të përmbushë kërkesën. Njëkohësisht, tregtia elektronike ka shfaqur epërsinë e saj. Zheng Li tha se, në situatën e tanishme, shumë ekspozita s’mund të zhvillohen, por tregtia elektronike ndërkufitare ofron kanale të ndryshme të shitjes.

    “Tregtia elektronike ndërkufitare është rritur shumë, të paktën 200 %. Kërkesa ditore në uebsajtin e tregtisë ndërkombëtare të ‘Alibaba’-s u rrit nga 100 më parë në mbi 500,” theksoi ajo.

    Cao Jie nga Departamenti i Komunikimit Publik dhe i Konsumatorëve i “Alibaba”-s tha se platforma e tyre do të ndihmojë më shumë ndërmarrje të mesme e të vogla të zgjerojnë kanalet e tregtisë:

    “Uebsajti i tregtisë ndërkombëtare i ‘Alibaba’-s ndihmon ndërmarrjet e mesme e të vogla që merren me tregtinë e jashtme të dalin nga vështirësitë dhe të kërkojnë raste në mbarë botë. Në sfondin e epidemisë, në mars të këtij viti, kompanitë e regjistruara në uebsajtin e ‘Alibaba-s’ u rritën 194% në krahasim me shkurtin dhe vëllimi i tregtisë u shtua 167 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Përveç kësaj, do të zhvillojmë veprimin e ndihmës për 200 mijë ndërmarrje të mesme e të vogla që do të zgjatë 5 muaj, dhe do të ofrojmë paketa për ngritjen e nivelit të ndërmarrjeve që sapo janë regjistruar në uebsajtin tonë.”

    /Marre nga CRI/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus pas një incidenti vdekjeprurës që përfshinte punonjësit shëndetësorë në Libanin jugor, paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Një avion luftarak F-35 izraelit rrëzoi një avion luftarak iranian YAK-130 mbi Teheran, sipas ushtrisë izraelite, duke shënuar herën e parë që...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti mund të propozohet nga Lëvizja Vetëvenedosje për President. Gazeta Express merr...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Eksperti Koen Herlaar pohoi se në 16 vite përvojë pune si pjesë e Institutit Kriminalistik të Holandës i ka kryer 24 akt-ekpertiza...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.