×
  • Lajme
  • Lajme

    Demhasaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzoi vijat e kuqe të partive politike

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Çohu, Arton Demhasaj thotë se vijat e kuqe nuk aplikohen në asnjë vend demokratik perëndimor.

    Demhasaj në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Presidenti nuk ka mundur ta shpërndajë Kuvendin pasi sipas tij në mocionin e mosbesimit subjektet kanë shprehur vullnet që pas rrëzimit të qeverisë të krijojnë një qeveri të re.

    Ai thotë se Vetëvendosje në vitin 2014 ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rastin VLAN që ishte edhe në dëm të kësaj partie.

    “Vetëvendosje e ka në plan programin e saj shtetin e së drejtës, shtetin demokratik. Për aq kohë sa e kanë kryefjalë të tyre shtetin ligjor e demokratikë duhet ta pranosh një vendim të tillë dhe jo ta kontestosh”, tha ai.

    Demhasaj thotë se Vetëvendosje në katër-pesë vitet e fundit kanë dhënë kontribut më të madh ndoshta se partitë tjera për ndërtimin e shtetit të së drejtës.

    “Veprimet e tyre që mund të pasojnë për të kontestuar këtë vendim do të zbeh kontributin e tyre për të ndërtuar shtetin ligjor”.

    Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Çohu thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë me dije se subjekti i parë nuk mund të vonojë pafundësisht dërgimin e emrit të mandatarit.

    “Gjykata Kushtetuese më ketë vendim ka thënë se i pari nuk mund të sillet si “cowboy” dhe të thotë bëni si të them unë por duhet të sillet me mirësjellje shumë të madhe ndaj subjekteve tjera politike me kushte që të mund ta formojë shumicën parlamentare”.

    Demhasaj thotë se më këtë vendim nuk kanë më kuptim vijat e kuqe pasi sipas tij ato janë shpikur në Kosovë.

    “Partitë politike nuk mund të përmendin më vija të kuqe në fushatë parazgjedhore pasi do të kenë nevojë pas zgjedhjeve për koalicione”, tha ndër të tjera Arton Demhasaj.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.