×
  • Lajme
  • Lajme

    Studentët nuk duan që nota 9 të mbetet kriterë për bursa në disa fakultete të UP-së

    FrontOnline
    29 Maj 2020

    Sot Ministria e Arsimit, ka njoftuar se është hapur konkursi për bursa për studentët e Universitetit të Prishtinës.

    Pas njoftimit, ka reaguar organizata studentore “Reforma”, e cila ka kundërshtuar pjesërisht vendimin, pasi sipas tyre disa fakultete po diskriminohen me kriteret për të fituar bursa.

    Organiza ka kundërtuar që nota 9 të mbetet kriterë për të fituar bursa për Fakultetet teknike (FIEK, FIM, FN, FA), Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Mjekësisë.

    “Organizata studentore “REFORMA” fillimisht e falenderon ministren e MASHTI-t, Znj. Hykmete Bajrami për vendimin e hapjes së konkursit të bursave me gjithpërfshirje për studentët e UP-së ashtu siç kemi kërkuar përmes aktiviteteve dhe protestave tona, ne si organizatë nuk pajtohemi dhe rrjedhimisht e kundërshtojmë një akt të tillë, që kriteri, 9.00 të aplikohet për këto fakultete si në vijim: Fakultetet teknike (FIEK, FIM, FN, FA), Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN), Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe Fakulteti i Mjekësisë” thuhet në reagim.

    Sipas tyre, këto fakultete kanë një kosto më të kushtueshme dhe kërkojnë përkushtim më të lartë shkencor dhekjo masë është diskriminuese ndaj fakulteteve të lartëpërmendura në krahasim me fakultetet e shkencave sociale.

    “Për ne si organizatë është e papranueshme dhe si të tillë do ta kundërshtojmë edhe me protesta, ashtu siç kemi mbrojtur çdo herë interesat e studentëve”, përfundon reagimi i organizatës “Reforma”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.