×
  • Lajme
  • Lajme

    Dogana e Kosovës konfiskon mallra në vlerë 10 mijë euro

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Dogana e Kosovë përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme të mallrave në tri raste të ndara.

    “Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete të cilat kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave, derisa vlera e mallrave të ndaluara është mbi 10 mijë euro. Kurse raste janë proceduar për procedurë të mëtejme” thuhet në komunikatë

    “Njësitet Antikontrabandë së gjatë detyrave zyrtare kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të mallrave në tri (3) raste të ndara. Fillimisht në qytetin e Mitrovicës është hasur një automjet duke shkarkuar miell në një depo, ku gjatë kontrollit është gjetur sasia mbi 10 tonë me origjinë nga Serbia dhe pa dokumentacion përkatës”, thekson Dogana.

    Në rastin tjetër njësit e Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë tentuar të ndalin një furgon që dyshohej për kontrabandë, i njëjti gjatë tentimit të shmangies së ndalesës nga personat zyrtar është rrokullisur.

    “Ky furgon ishte duke transportuar pije të gazuara joalkoolike në sasi rreth 2000 litra si dhe produkte tjera ushqimore. Njësitet Antikontrabandë tek udhëkryqi i Lipjanit kanë ndalur një furgon cili vinte nga drejtimi i Ferizajt dhe që barte rreth 6000 litra vaj motorik dhe hidraulik dhe i cili nuk kishte mbulesë dokumentacioni. Si rrjedhojë e kësaj ndalese është bërë edhe kontrolli i depos së kompanisë ne Podujeve ku edhe aty është gjetur sasia prej 460 litra te mallit përkatës pa dokumentacion përkatës”, bëhet e ditur në njoftim.

    Si rezultat i aktiviteteve janë sekuestruar tri automjete të cilat kanë shërbyer për transportimin e këtyre mallrave, derisa vlera e mallrave të ndaluara është mbi 10 000.00 €. Kurse raste janë proceduar për procedurë të mëtejme.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.