
Eset Berisha, ish-derjtor i Aviacionit Civil të Kosovës i cili nënshkroi marrëveshjen për linjën ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit në janar të këtij viti në Berlin ka paralajmëruar se do të bëjë padi ndaj qeverisë për shkarkimin që i kanë bërë nga pozita.
Berisha përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se shkarkimin e tij e ka kundërshtuar me një padi prej 40 paragrafe, ku me fakte e dëshmi dhe prova pranë gjykatës kompetente, tregohet se është shkarkuar jashtëligjshëm.

Postimi i Berishës:
shkruar se siç e quan vendimin e natës me këshillë juridike në dispozitiv!!! dhe me “arsyetim” të Haki Abazit të shkruar në 14 faqe, deklarime të rrejshme, konstatime të njëanshme, manipulim me prova, e kam kundërshtuar me një padi dite në 40 paragrafe, fakte, dëshmi dhe prova pranë gjykatës kompetente.
Të gjithë jemi të njëjtë para ligjit, askush nuk ka imunitet të shkelë të drejtat e mbrojtura me Kushtetutë dhe ligje, sepse Kodi jonë Penal, i mirë, na mbron prej tyre.
Tash për ligjshmërinë e vendimit me ‘arsyetim’ të Haki Abazit, fjalën e ka gjykata civile.