
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së këtij grupi.
Deputetja e kësaj partie Teuta Haxhiu ka theksuar se janë në pritje të vendimi të Gjykatës Kushtetuese për formimin e qeverisë, pjesë e së cilës pritet të jetë edhe kjo parti politike, raporton “Front Online”.
“Ne posa e përfunduam mbledhjen e rregullt të Grupit Parlamentar. Në këtë mbledhje ne diskutuam rreth situatës politike në vend. Gjithsesi që dolëm edhe për raportin e komisionit të shëndetësisë. Normal që jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Aleanca si gjithmonë ka treguar një pjekuri politike dhe në atë trend jemi edhe sot dhe do të jemi gjithmonë shembull për respektimin e Kushtetutës, ligjeve në vend dhe çdo gjë që I atribuohet ndërtimit të shtetit”, ka thënë ajo. /Front Online