×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Nëse Kurti, Abazi dhe Sveçla u futën në Njësinë e Përgjimeve duhet menjëherë të ndiqen penalisht

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Deklarata e presidentit Hashim Thaçi se kryeministri në detyrë Albin Kurti, ud i ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe zv/kryeministri në detyrë Haki Abazi kanë qëndruar për tri ditë në dhomën e përgjimeve në PTK, pa vendim të prokurorit, ka ngjallur reagime të shumta nga akterë të ndryshëm politikë.

    Ish deputeti nga PSD, Visar Ymeri thotë se e Presidenti Thaçi dhe Kurti janë në një luftë politike, dhe si rrjedhojë e kësaj nuk mund t’i marrë si të vërteta deklarimet e tij.‘’E kam të vështirë ta marrë për të vërtetë cilindo deklarim të Presidentit në këtë luftë të dëmshme politike të tij me Kryeministrin. Shumë prej atyre akuzave të hedhura kuturu mbrëmë nga Presidenti nuk kanë kurrfarë baze. Prej akuzës për Astrit Deharin e deri te huqja totale, e qëllimshme, për familjarët e Albulena Haxhiut’’, tha Ymeri në një bisedë për Periskopin.

    Tutje, Ymeri adreson kritika të mëdha ndaj të dy krerëve shtetëror e që sipas tij, kjo sjellje e tyre nuk kontribuon në të mirën e vendit.
    ‘’Skena politike e opinioni publik në përditshmëri po helmohen e terrorizohen nga kacagjelosja Thaçi- Kurti, dhe kjo po e dëmton rëndë aktualitetin e potencialitetin institucional të Kosovës si dhe po e rrezikon sigurinë e vendit. Jemi në një situatë shumë delikate në procesin e shtetndërtimit, të demokracisë e rendit publik.

    Sjellja e tillë e dy krerëve shtetëror po e rëndon edhe më shumë këtë situatë’’.Ymeri vlerëson se organet e drejtësisë duhet ta trajtojnë si rast me urgjencë dhe me seriozitet shkuarjen eventuale të Kurtit, Sveçlës dhe Abzit në dhomën e përgjimeve pa pëlqim të prokurorit. Madje, thotë se kjo çështje duhet të kalojë në heshtje.

    ‘’Prandaj çështja e ndërhyrjes eventuale në Njësitin e përgjimeve të Kryeministrit Kurti bashkë me Zv. Kryeministrin Abazi dhe u.d. Ministrin Sveçla, duhet hetuar nga organet e drejtësisë me urgjencë dhe me seriozitet. Në bazë të këtij hetimi pastaj të merren masat karshi fajtorëve. Nëse këta vërtetë kanë ndërhyrë atëherë duhet të ndjeken penalisht, përveç se të përgjigjen politikisht.

    Kjo do të kishte me qenë ndërhyrje serioze arbitrare e Ekzekutivit në çështje të Gjyqësorit si dhe në privatësinë e sigurinë e qytetarëve. Nëse del të jetë e pavërtetë, atëherë Presidenti duhet të përgjigjet për shpifjen, përveç se politikisht, edhe para gjyqit. Një gjë e tillë nuk guxon në asnjë mënyrë të kalojë në heshtje. Si shtet e veçanërisht si shoqëri nuk guxojmë në asnjë mënyrë të lejojmë që një sjellje e tillë e papërgjegjshme dhe e rrezikshme e zyrtarëve shtetëror të na bëhet normale’’, përfundon Ymeri për Periskopin.Ndërsa, kryeministri në detyrë, Albin Kurti para pak çastesh mohoi të ketë shkuar në dhomën e përgjimeve. Ai, deklaratat e presidentit i quajti ‘’gënjeshtra dhe shpifje’’.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.