×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj: Këtë javë do ta kemi Qeverinë Hoti

    FrontOnline
    28 Maj 2020

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e bindur se këtë javë do të votohet Qeveria Hoti.

    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për mandatarin Avdullah Hoti.

    “Presim që shumë shpejt të vjen vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe besoj që gjatë kësaj jave do ta kemi qeverinë e re”, është shprehur Lekaj.

    Ndërkaq, sipas marrëveshjes që kanë arritur LDK dhe AAK, kësaj të fundit i takojnë katër ministri në Qeverinë e ardhshme, e po ashtu AAK do të ketë edhe zëvendëskryeministrin e parë.
    AAK pasi kishte arritur marrëveshje me LDK-në, kishte bërë publike edhe emrat e të propozuarve për ministër.

    AAK për zëvendëskryeministër ka të propozuar Besnik Tahirin, Meliza Haradinaj për ministre të Punëve të Jashtme, Selim Selimi për ministër të Drejtësisë, Blerim Kuçi për ministër të Zhvillimit Ekonomik dhe Ramë Lika për ministër të Arsimit, Shkencën dhe Teknologjisë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.