×
  • Lajme
  • Lajme

    20 pacientë me Covid-19 ndërruan jetë në QKUK, 10 në veri të vendit

    FrontOnline
    27 Maj 2020

    Që nga fillimi i ballafaqimit me pandeminë Covid-19 në Kosovë kanë ndërruar jetë 30 persona. 1047 persona në total janë infektuar me këtë virus, ndërsa 794 janë shëruar.

    Edhe pse nuk ka të dhëna të përgjithshme se sa persona kanë vdekur në Klinikat e QKUK-së gjatë kësaj periudhe, zyrtar nga ky institucion shëndetësor, kanë konfirmuar për “Front Online” se vetëm nga Coronavirusi në Klinikën Infektive kanë ndërruar jetë 20 persona.

    Të njëjtit sipas tyre kishin edhe komplikime të tjera shëndetësore.

    “Ju njoftojmë se në kuadër së Klinikës Infektive, 20 pacientë kanë vdekur nga Covid-19, si pasojë edhe e komplikimeve tjera shëndetësore. Në lidhje me vdekjet e tjera, ato raportohen në kuadër të raporti të rregullt vjetor, në fundvit”, thotë ShSKUK-ja për Front Online.

    Ndërsa, sipas Ministrisë së Shëndetësisë 10 personat tjerë që ishin të infektuar me këtë virus, janë nga veriu i Kosovës.

    “10 persona e tjerë janë nga veriu i Kosovës. Disa kanë vdekur në Mitrovicë të veriut dhe disa të tjerë në Kragujevc”, kanë thënë për Front Online ,zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë.

    Ashtu siç kishte paralajmëruar, nga ShSKUK-ja është thënë se gjatë periudhës tre mujore të pandemisë Covid-19, janë trajtuar vetëm rastet urgjente.

    “Në lidhje me rastet jo urgjente, është vepruar konform qarkores së lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, pra është punuar vetëm me raste urgjente, përderisa nuk është punuar në ambulancat specialistike dhe raste jo urgjente. Nuk është konstatuar neglizhencë nga ana e  stafit shëndetësor”, thotë ShSKUK-ja për Front Online.

    Pas fillimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 në Kosovë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), pati njoftuar për ndërprerjen e përkohshme të punës në ambulanca specialistike, duke pezulluar kështu edhe operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente.

    Gjatë këtij tre mujori me ballafaqimin me pandeminë Covid-19, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, është formuar një Grup Punues për hartimin e Planit të Veprimit për rikthim të shërbimeve shëndetësore në normalitet.

    ShSKUK ka dërguar 5 anëtarë në kuadër të këtij Grupit Punues, teksa nga zyrtarë të QKUK-së është theksuar që ky grup është duke punuar intensivisht për rikthimin e shërbimeve shëndetësore në normalitet. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.