×
  • Lajme
  • Lajme

    MASHT-i do të provojë t’i kthejë për dy javë në shkolla maturantët dhe semimaturantët

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Ministria e Arsimit është duke e shqyrtuar mundësinë që të bëjë përpjekje për kthimin në shkollë për të paktën 2 javë të maturantëve dhe nxënësve të klasave të 9-ta, që të përgatiten për testin e maturës dhe atë të arritshmërisë.

    Në një përgjigje me shkrim, për “KOHËN”, MASHTI ka thënë se megjithatë kjo është një çështje sfiduese, për shkak të rregullave, përkatësisht aplikimit të masave adekuate me qëllim të parandalimit të Covid-19.

    “Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë vendim final, dhe se çdo veprim zyrtar do të merret në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në dhe Komunat”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

    Kjo ministri ka shtuar se edhe për çerdhet dhe institucionet e arsimit të lartë, do të merren parasysh rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKSHPK-së.

    Ministria e Shëndetësisë, të hënën, ka njoftuar për disa masa lehtësuese por për hapjen e institucioneve arsimore, ende nuk ka një vendim konkret përveç mbajtjes së provimeve në arsimin e lartë, testit të arritshmërisë dhe atij të maturës.

    E paralajmërimi i ministrit, Arben Vitia, që nga e enjtja të hapen institucionet fetare ka bërë që shumë prindër të ankohen në rrjete sociale, duke konsideruar se fillimisht është dashur të hapen çerdhet, shkollat e institucionet e arsimit të lartë, raporton KOHA.

    Por, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim ka thënë se këto krahasime janë të paargumentuara nëse shikohet lloji i veprimtarisë dhe fluksi i atyre që i frekuentojnë institucionet edukative e shkollore, si dhe ato fetare.

    Edhe pse nuk ka përmendur data, Ministria e Shëndetësisë ka theksuar se çerdhet dhe shkollat do të hapen, por duke zbatuar kushtet e ruajtjes së distancës fizike, bartjen e maskave dhe ruajtjen e higjienës individuale e kolektive.

    “Vendimi për to do të merret në momentin që MASHTI dhe komunat, si menaxhuese të procesit edukativ dhe arsimor, sigurojnë se janë kryer përgatitjet dhe procesi mund të rifillojë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

    Sipas njohësit të çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, personat që shkojnë në institucione fetare janë më të rritur dhe është më e lehtë t’i respektojnë rregullat derisa për institucione shkollore, sipas tij, është më problematike.

    Në bazë të kalendarit shkollor 2019/2020 klasat e 12 e kanë përfunduar mësimin më 20 maj, derisa ato të nënta e përfundojnë më 11 qershor.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Lajme04 Mars 2026
    Mijëra përdorues kanë raportuar probleme me aksesin në Facebook. Faqja jozyrtare e monitorimit Downdetector ka marrë më shumë se 11,000 raportime problemesh...
    Kronika04 Mars 2026
    Një shtetas i Shqipërisë është ndaluar në Vërmicë, pasi dyshohet se kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve malore. Siç theksohet në raportin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.