×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Morina flet për anën tjetër të Coronavirusit: Ajri në Kosovë u pastrua

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Ajri në muajin mars dhe prill të këtij viti ishte më i pastër se asnjëherë më parë në Kosovë.

    Por, kjo cilësi e tij, zor se do të jetë kështu edhe pas Pandemisë me Covid-19, dhe lirimit të kufizimeve për lëvizje të qytetarëve.

    Ky ajër shumë i rëndësishëm për jetesën e njerëzve, pritet të ndotet sërish tash pas lirimit për qarkullim të veturave, të cilat janë një prej ndotësve kryesorë.

    “Shihet që ndikimi i automjeteve, transporti urban ndikon shumë në ndotjen e saj. Ne presim rritje të ndotjes në Prishtinë, Gjilan, këtu ka pasë më pak zbritje. Zbritja ma e madhe ka ndodh në Han të Elezit që u lidhte direkt me ndalimin e kalimeve ndërkufitare. Presim në Drenas dhe varet në Obiliq”, u shpreh për Front Online, Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit.

    Por, s`janë veç veturat ato që kontaminojnë ajrin e thithur prej qytetarëve.

    Ilir Morina nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit përmend termocentralet, pluhurin, thëngjillin dhe karburantet si shkaktarë  të tjerë kryesor të ndotjes së ajrit.

    Për ta minimizuar ndotjen që vjen prej tyre, ai thotë se si  Agjenci, vazhdimisht kanë dhënë rekomandime,  por të cilat, nuk janë marrë asnjëherë parasysh nga institucionet e tjera.

    “Në fakt është dashur të fillojë edhe kontrolle teknike, sepse është i njëjti Ministër, e mbron edhe mjedisin edhe e ka mekanizimin ta fus në implementim. Ndotja bëhet prej Energjetikës që lidhet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, prej minierave. Kemi prej karburanteve që lidhen me Ministrinë e Mjedisit dhe Tregtisë. Thuajse me çdo Ministri, Ministrinë e Punëve të Brendshme te regjistrimi i automjeteve. Nëse ministria e lexon implementon rregulloren e 2015-s asnjë automjete nuk mund të regjistrohet pa certifikatë që lëshon kontrolle teknike. Kontrolle teknike as që merret me atë punë”, theksoi ai për Front Online.

    Morina s’pret që kjo neglizhencë e situatës me ndotjen e mjedisit të rregullohet shpejtë as në qeverinë e re të mundshme.

    Megjithatë, ai u bën thirrje pushtetarëve që çështjen e mjedisit ta vendosin në mesin e top prioriteteve tyre të qeverisjes.

    E derisa të rregullohet problemi me ndotjen e ajrit, ata që do t`i vuajnë pasojat janë qytetarët, që si rezultat i ajrit të keq do të mund të përballen me sëmundje të zemrës, mushkërive, astmën, bronkiti, pneumoni, alergji të ndryshme dhe kancer. /Front Online/

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.