×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokatja e Zharkut tregon arsyen e vërtetë pse ai hyri në grevë urie

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Albana Kelmendi, avokatja e ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku ka treguar rreth gjendjes shëndetësore të tij pas tre dite të hyrjes në grevë urie.

    Kelmendi tregoi se arsyeja që Zharku ka hyrë në grevë urie për shkak të cilësisë së dobët të ushqimit.

    “Më datën 23 jam njoftuar nga klienti im se ka hyrë në grevë urie dhe gjendja shëndetësore e tij njëherë për njëherë është e mirë por pritet që të përkeqësohet. Qëllimi i grevës të Zharkut ka qenë për shkak të kushteve jo të mira shëndetësore dhe cilësisë së ushqimit i cili më ka njoftuar së cilësia e ushqimit nuk është e mirë madje ushqimi i cili servohet në qendrën e paraburgimit është ushqim i thatë në muajt e fundit dhe nuk i plotëson kushtet sipas gjendjes së personave që janë të privuar nga liria në këtë qendër”, tha ajo për Klan Kosova.

    Mes tjerash Kelmendi ka treguar edhe për problemet shëndetësore të Zharkut.

    “Vuan nga diabeti, ka të rritura edhe yndyrat ashtu siç më ka informuar mua dhe është rekomanduar nga mjeku i Qendrës që të bëjë analizat e gjakut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, mirëpo tash për shkak të rregullave të reja që i kanë vendos qendrat e paraburgimit për shkak të pandemisë nëse Zharku lëvizë nga qendra e paraburgimit drejtë QKUK-së mandej duhet të hyjë në karantinë për 14 ditë kështu që asnjë njeri nuk dëshiron të izolohet”.

    “Është vetëm çështja e ushqimit dhe e shëndetit të Zharkut”.

    Avokatja ka treguar edhe për veprat që klienti i saj gjendet në qendrën e paraburgimit që nga dhjetori i vitit të kaluar.

    “Dyshohet se në vitin 2008 ta ketë dhënë në shfrytëzim një tokë një biznesi që janë ndërmarrjet “Çlirimtare” dhe në vitin 2010 të ketë bërë presion gjoja mbi një avokate të komunës. Zharku dyshohet për veprat e keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.

    “Është muaji i gjashtë prej dhjetorit të vitit 2019 dhe këtu është pakënaqësia edhe më e madhe e imja dhe e klientit tim për arsye se tre muaj fare nuk është marrë prokurori i çështjes nuk e di mbi çfarë baze ai e mban lenden hapur”, theksoi ajo.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.