
Bashkim Kadriu, doktor në Institutin Kombëtar të Shëndetit Mendor në Amerikë, në një intervistë dhënë portalit Front Online.
Pos, tjerash, ai foli edhe për kushtet që i kanë mjekët në Amerikë.
I cilësoi ato si më të mira se në çdo shtet tjetër.
E për ta argumentuar këtë, ai, tregoi se buxheti i vetëm Institutit ku ai punon është tri herë më i madh se buxheti i krejt Kosovës.
“Krahasimet janë të pakrahasueshme. Në Institutin ku punoj unë, vetëm një Institut e ka buxhetin tri herë më të madh se sa krejt ai i Kosovës. Amerika e ka primatin në botë. I lë mbrapa Kinën, Japoninë, për investime dhe teknologji mjekësore. S`ka shtet të dyte që i afrohet”, tha ai.