
Në prag të kësaj feste nuk pritet të ketë as amnisti për të burgosurit.
Tërë kjo pasi që sipas drejtorit të burgjeve të Kosovëes, Nehat Thaçit ende nuk është krijuar mundësia për procedimin e një ligji i cili i amniston të burgosurit.
LEXO EDHE: A do të lirohen të burgosurit për Festën e Bajramit, flet drejtori i Burgjeve të Kosovës
“Çështja e amnisitimit pothuajse është në përfundim e sipër si temë dhe rrjedhimisht ne i kemi bërë disa tentativa dhe përpjekje, do të thotë Ministria e Drejtësisë, gjithashtu edhe institucionet gjegjëse si Presidenca dhe të tjerë që të procedohet një ligj i cili amniston të burgosurit, mirëpo për shkak të pamundësisë dhe situatës pandemike atëherë nuk ka mundur që të realizohet kjo rrethanë që të krijohet një ligj i veçantë, që të amnistohen të paraburgosurit”, ka thënë Thaçi për Front Online.
Amnisti për të burgosurit, sipas Thaçit, nuk ka pasur as gjatë periudhës së pandemisë.
“Nuk është paraqitur nevoja që të amnistohen për shkak se është menaxhuar në mënyrën më profesionale dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. Fatbardhësisht ne deri më sot nuk kemi pasur të shfaqur ndonjë të infektuar pozitiv me Coronavirus”, ka deklaruar ai për Front Online.