
Vjosa Osmani nuk është duke marr pjesë në takimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e ku i mandatuari për kryeministër Avdullah Hoti, është duke prezantuar programin qeverisës të hartuar nga ekspertët e partive të koalicionit, raporton “Front Online”.
Lajmin për mos pjesëmarrjen e osmanit në këtë takim edhe pse ajo ishte ftuar, e kanë bërë të ditur burime të portalit Front Online.
Front Online mëson se kryetarja e Kuvendit të Kosovës derisa po mbahet takimi i LDK-së është në një vizitë në ICK. /Front Online