×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy mundësitë e Gjykatës Kushtetuese sipas Ramush Tahirit

    FrontOnline
    21 Maj 2020

    Njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri në një prononcim për Gazeta Blic ka dhënë një shpjegim se si mund të vendose Gjykata kushtetuse në lidhje me çështjen e mandatarit.

    Tahiri në interpretimin e tij thotë se Kushtetuesja ka dy mundësi para vetes.“Gjykata Kushtetuese po i merr të gjitha opinionet e gjithsecilit për me mujt me nxjerr një vendim sa më kompetent dhe duke marrë parasysh të gjitha rastet e të gjitha situatatat por duke ruajtur frymën e Kushtetutës.

    Gjykata Kushtetuese nuk është në funksion të zgjidhjes së krizës politike por është në funksion të shpjegimit dhe interpretimit të Kushtetutës. Sipas meje ekzistojnë dy mundësi:

    Mundësia e parë është që Gjykata Kushtetuese të përcaktojë një afat se deri kur partia që e merr mandatin mundet me e caktu emrin e mandatarit sepse në zgjidhjet e deritanishme Kushtetuese nuk ka një afat ligjor dhe Kushtetues që partia që e merr nga Presidenti mandatin deri kur mund ta dorëzojë emrin e mandatarit.”

    “Pasi nuk ekziston ky afat Gjykata do t’i thotë se ky afat është 15 ditë prej datës kur Presidenti ja dërgon letrën dhe ja jep mandatin partisë, në këtë rast partisë fituese pra Lëvizjes Vetëvendosje . Pas 15 ditësh ose dorëzohet emri ose nuk dorëzohet ose dorëzohet mandati. Pas 15 ditësh Presidenti mund t’ia japë mandatin një partie tjetër.

    Gjykata dhe Kushtetuta nuk e përjashton edhe njëherë partinë e parë, pasi mund ta bindë Presidentin se i ka votat pra 61 vota.”Ky arsyetim është kështu pasi Presidenti i ka dërgu 5 letra duke insistuar me e dorëzu emrin e mandatarit, por Vetëvendosje i ka thënë do ta dorëzoj emrin pra asnjëherë nuk ka thënë se nuk do ta dorëzojë. E në këtë rast Presidenti pas 20 ditësh ka konsideru se Vetëvendosje ka heq dorë ose nuk e ka shfrytëzu të drejtën për me dhanë emrin e mandatarit dhe në këtë rast ja ka dhënë partisë së dytë” kjo është një zgjidhje.

    Mundësia e dytë sipas Tahirit është që Presidenti të vendosë në diskrecionin e tij se kujt t’ia japë mandatin.

    Mundësia tjetër është që Gjykata Kushtetuse mund të japë është se është në rregull dekreti sepse është në diskrecionin e Presidentit kujt t’ia japë mandatarin. Psh Presidenti mundet me i thirr partitë në konsultim ata ta japin një vullnet dhe ai si President mund të javë një vullnet krejt tjetër prej asaj që është marrë në konsultim me partitë politike.

    Në asnjë variant Gjykata Kushtetuse nuk mundet me vendos dhe nuk merr vendim që partia fituaese çdo herë e ka mandatin dhe pa atë nuk bëhet qeveria. Kjo pasi partia fituse mundet të ketë 10%,20%, 30% por nuk i ka 50 plus 1 . Partia fituese e ka të drejtën e mandatatimit të parë por askush nuk ja bën votat të ketë 50 plus 1. Nëse ajo nuk i bën e dorëzon mandatin.Mundësia e dytë caktohet nga Presidenti në konsultim me partitë politike gjë që ai e ka ba. Partitë politike shumica përveç VV-së janë shpreh pro formimit të qeverisë. ” ka thënë Tahiri në shpjegimin e tij.

    Gjykata Kushtetuese pritet me 29 Maj të japë verdiktin përfundimtar për çështjen e dekretit.Në vendim e saj të parë Kushtetuesja pezulloi dekretin e Presidentin deri në një vendim të dytë.Vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuse pritet t’i japë fund bllokadës politike të krijuar në vend.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.