×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizata që Kurti tha se e kërcënoi e ka të vjedhur logon

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti po pretendon se u kërcënua nga një organizatë e quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”. Ai dje me anë të një postimi në Facebook publikoi një komunikatë që pretendohet se është lëshuar nga kjo organizatë, dhe e cila sipas Kurtit përbën kërcënim për të dhe Gjykatën Kushtetuese.

    Lajmi.net shkruan se logoja e cila është prezantuar në komunikatën e publikuar nga kryeministri, është e vjedhur nga një organizatë krejtësisht legjitime, e quajtur “Federata e Shqiptarëve të Italisë”.

    “Garda Vullnetare Shqiptare”, është emri i organizatës e cila që nga mbrëmë është duke u përfolur me të madhe në media. Kjo organizatë, siç po pretendon kryeministri Kurti, ka lëshuar një komunikatë kërcënuese për të dhe për Kushtetuesen, si një lloj presioni për vendimin për dekretin e presidentit, shkruan lajmi.net.

    E ndonëse askush nuk di asgjë për këtë organizatë, lajmi.net ka gjetur se logoja e cila pretendohet të jetë e “Gardës Vullnetare Shqiptare”, i përket organizatës së “Federatës së Shqiptarëve të Italisë”.

    Dy duar të bashkuara, në ngjyrat kuq e zi, është logo e cila është prezantuar qysh më 26 prill të vitit 2015.

    Ajo u krijua në qytetin Fermo të rajonit Morche në Itali. Kjo logo është ideuar nga drejtuesja e shoqatës “Acuqasport Terme” në Padova, Erida Çela Perlala, dhe është realizuar nga dizenjatorja grafike Michela Santelli. E njëjta nuk ka të bëj asgjë me “Gardën Vullnetare Shqiptare”, por që dy duart aty sipas kuptimit i përkasin një shqiptareje dhe një italianeje.

    Nisur nga kjo, vërehet se logoja e organizatës që po pretendohet se ka kërcënuar kryeministrin është e vjedhur, dhe se organizata reale e cila ka autorësinë e saj, nuk ka të bëj me zhvillimet politike në Kosovë.

    Lidhur me vërtetësinë e kërcënimit të deklaruar nga kryeministri Kurti, ka pasur reagime të ndryshme nga partitë në vend.

    Ndërkaq, pas lajmërimit të rastit, ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ka sqaruar se bashkë me Prokurorinë Speciale janë duke e hetuar pretendimin e kryeministrit.

    “Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është duke e trajtuar si rast, dhe është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve. Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.