
Dy persona janë kapur duke vjedhur nga kamerat e sigurisë. Diçka e pazakontë ishte mënyra se si kishin vendosur ta fshehin identitetin, sepse në vend të maskave, ata kishin vendosur në kokë lëvozhga të shalqinjve.
Policia në Virginia e arrestoi të dyshuarin Justin Rogers për vjedhje dhe posedim ilegal të alkoolit nga një person nën moshën ligjore, shkruan “Daily Mail”.
Djali 20-vjeçar shihet në kamerat e sigurisë duke u future në dyqanin Sheetz me lëvozhgën e shalqirit në kokë, të cilës ia kishte hapur dy vrima për sy.
Policia kërkoi ndihmë nga publiku për gjetjen dhe arrestimin e personave të dyshuar dhe shumë njerëz i paraqitën dëshmitë e tyre, sepse dy të rinjtë kishin postuar fotografi në rrjete sociale me pamjen e çuditshme.